TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2026, 13:27

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 7-vjeçarin; arratiset shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një fëmijë rreth 7 vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se sot rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, i mituri është përplasur nga një automjet me drejtues ende të paidentifikuar. Ky i fundit është larguar nga vendi i aksidentit.

7-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia raporton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje