TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2025, 07:59

Përplasi për vdekje 44-vjeçarin dhe u largua nga aksidenti, arrestohet shqiptari në Athinë

Shkruar nga Pamfleti
Përplasi për vdekje 44-vjeçarin dhe u largua nga aksidenti,
Arrestohet shqiptari në Athinë

Policia greke ka arrestuar Olget Kolën, 46-vjeç pasi në rrethana që ende nuk dihen, ka përplasur dhe ka braktisur në vendin e aksidentit një 44 -vjeçar nga Bangladeshi me të cilin u përplas.

Sipas policisë greke Kola po udhëtonte me motoçikletën e tij në rrugën “Petro Rali” në qendër të Athinës, kur para tij është shfaqur pa drita një patinë eletrike mbi të cilin udhëtonte 44 vjecari.

Të dy mjetet u përplasën dhunshëm dhe 44 vjeçari humbi jetën në vend.

Menjëherë pak kësaj Kola u largua me motorin e tij dhe u arrestua vetëm mbas 3 ditësh kërkime intensive. U desh vëzhgimi i kamerave të sigurisë në zonë për të evidentuar dhe zbuluar autorin e ngjarjes.

Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie në akuzën e braktisjes së viktimës në vendin e aksidentit dhe vrasje pa dashje.

arrestohet shqiptari në athinë

Lini një Përgjigje