
Ngjarja ndodhi pranë një kampingu në zonën turistike të Foinikountës, në prefekturën e Mesinisë.
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kalamatës në Greqi. Mësohet se dy persona kanë mbetur të vrarë, një grek dhe një shqiptar.
Ngjarja ndodhi pranë një kampingu në zonën turistike të Foinikountës, në prefekturën e Mesinisë.
Identitetet e tyre nuk janë zbardhur ende ndërsa sipas policisë, raportohet se njëri prej viktimave shtetasi grek rreth 70 vjeç është pronar i kampingut ku ndodhi ngjarja, ndërsa shqiptari, rreth 50 u qëllua pas shpine në tentativë për të shpëtuar prej ekzekutorëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20.30 të ditës së sotme sipas orës lokale ne një kamping në vendin e quajtur Finikunda në afërsi të Kalamatës.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy viktimat janë qëlluar me armë gjahu. Policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Banorët e zonës dëshmuan se autori i krimit ishte një i ri që dyshohet se iu afrua dy personave dhe qëlloi drejt tyre nga afër. I njëjti burim thotë se pronari i biznesit ishte sulmuar në të kaluarën, pa përmendur emra për autoritetet.
Si ndodhi ngjarja?
Një person ende i paidentifikuar hyri në ambientet e recepsionit dhe qëlloi për vdekje pronarin e kampingut, një burrë rreth 70 vjeç, banor i zonës.
Pak metra më larg, u gjet i vrarë edhe një 55-vjeçar shqiptar, punonjës i kampingut dhe mik i afërt i pronarit. Sipas burimeve, ai u përpoq të arratisej, por u qëllua për vdekje nga i njëjti autor.
Të dy ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa policia, e njoftuar nga banorë të zonës që dëgjuan të shtënat, gjeti trupat e tyre të pajetë, të mbuluar me gjak në ambientet e recepsionit.
Raportohet se, rreth dhjetë ditë më parë, pronari i kampingut ishte kërcënuar dhe dhunuar nga persona të panjohur, por nuk kishte bërë kallëzim në polici, duke shmangur përshkallëzimin e situatës.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Lini një Përgjigje