TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2025, 18:40

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, plagosen 5 anëtarët e një familje

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, plagosen 5

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, pranë një fshati në afërsi të Klosit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë pesë anëtarë të së njëjtës familje, të cilët fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Burrelit, për trajtim më të specializuar.

Bëhet me dije se dy automjete tip "Volksvagen" dhe "Audi" u përplasën me njëra-tjetrën. 5 të plagosurit janët anëtarët e familjes Kurti. Ata janë: Ismail Kurti, 50 vjeç, Luiza Kurti, 49 vjeç, Dile Kurti 53 vjeç, Adelina Kurti 22 vjeç, Devis Kurti 28 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo shkaqet që çuan në aksidentin e ndodhur.

Lini një Përgjigje