Publikohet fotoja e 31-vjeçarit Imer Krrashi i cili tentoi t’i shpëtojë policisë, pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet.
I riu u ndalua për kontroll në zonën e Liqenit të Thatë, por në momentin që efektivët kanë kërkuar për të bërë kontroll të automjetit, 31-vjeçari ka ikur me shpejtësi duke tentuar të arratisej në drejtim të Tegut.
31-vjeçari tenton që të largohet ndërsa u arrestua pas disa minutash ndjekje nga policia.
Në ndjekje e sipër, ai ka përplasur 9 automjete si dhe një motor ku udhëtonte një polic, i cili ishte jashtë shërbimit, së bashku me bashkëshorten e tij. Si pasojë, kanë mbetur të plagosur dy personat që udhëtonin me motor.
Pas një ndjekje intensive, Imer Krrashi u vu në pranga ndërsa është sekuestruar dhe arma e zjarrit e llojit pistoletë.
“Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital. Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale”, njoftoi policia.
Për shkak të kësaj ngjarje, trafiku nga mbikalimi i Saukut në drejtim të Teg-ut u bllokua.
Lini një Përgjigje