TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2025, 18:48

Arrestimi i anëtarit të grupit të Marklen Hakës në Tiranë, Policia operacion në Fushë-Krujë; një tjetër person në pranga

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i anëtarit të grupit të Marklen Hakës në

Pas arrestimit të 31-vjeçarit Imer Krrashi, i cili tentoi t’i ikte policisë sot në afërsi të Saukut, pasi përplasi disa persona, policia ka zhvilluar një aksion “blic” në Fushë Krujë.

Nga informacionet paraprake mësohet se nga ky aksion është arrestuar një person nga forcat “Shqiponja”, pasi mbante armë zjarri pa leje. Vlen të theksohet se aksioni policor ende vijon në zonë dhe mund të kemi edhe arrestimet të tjera.

Kujtojmë se Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emrat Imer Masha dhe Imer Uka, është emër i njohur për drejtësinë. Ai ishte pjesë e grupit të Marklen Hakës dhe është akuzuar më parë për vjedhje me dhunë, kanosje, mosbindje dhe plagosje e lehtë.

Lini një Përgjigje