
Zbardhen detaje nga vrasja e dyfishtë mbrëmjen e sotme në Greqi, ku dy persona u qëlluan me armë zjarri, njëri prej tyre shqiptar.
Viktimat janë pronari grek i një kampingu, 70-vjeç dhe një mik i tij, kujdestar në kamping, afërsisht 50 deri në 55 vjeç, shqiptar.
Mediat lokale shkruajnë se një person i panjohur hyri në recepsionin e kampingut dhe qëlloi për vdekje 70-vjeçarin.
Krimi ndodhi në prani të 55-vjeçarit, i cili u përpoq të arratisej, ndërsa autori e qëlloi edhe atë duke e lënë në vend të vdekur. Më pas, autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia u njoftua nga banorë të zonës që dëgjuan të shtënat, ndërsa autoritetet gjetën trupat e tyre të pajetë, të mbuluar me gjak në ambientet e recepsionit.
Raportohet se, rreth dhjetë ditë më parë, pronari i kampingut ishte kërcënuar dhe dhunuar nga persona të panjohur, por nuk kishte bërë kallëzim në polici, duke shmangur përshkallëzimin e situatës.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Lini një Përgjigje