
Një aksident i trefishtë është raportuar të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shënkollit ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes, i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i motoçikletës.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje