
Një aksident ka ndodhur mëngjesit e sotëm, ku një kamion është përmbysur në autostradën Durrës-Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Marikaj në Vorë, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Rrethanat ende nuk janë të ditura, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e tyre.
Rikujtojmë se ditën e djeshme ndodhi sërish një aksident i rëndë, ku një kamion u përmbys në Grmash duke lënë një grua të vdekur dhe dy të plagosur në gjendje kritike.
Lini një Përgjigje