TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2026, 21:02

Zjarr i madh në Lushnjë, digjen disa banesa; një vajzë përfundon në spital

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr i madh në Lushnjë, digjen disa banesa; një vajzë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë, ku mësohet se disa banesa janë përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës, ndërsa disa banesa ngjitur me njëra-tjetrën janë përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije se një vajzë në moshë të re është dërguar në spital e asfiksuar nga tymi, ndërsa të gjithë banorët e tjerë kanë dalë më kohë.

Zjarrfikësit dhe forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat.

Zjarr i madh në Lushnjë, digjen disa banesa; një vajzë

Dy prej banesave janë shkrumbuar totalisht, ndërsa një tjetër është djegur pjesërisht. 

Sipas shefit të zjarrfikësve të Lushnjës, dyshohet se zjarri është aksidental, por pritet të kryehet ekspertiza për të zbardhur shkaqet.

Zjarr i madh në Lushnjë, digjen disa banesa; një vajzë

Lini një Përgjigje