TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2026, 18:26

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt, zbardhet ‘CV-ja’ e zezë e Juliand Halilit; nga vrasja e 2-vjeçarit te lidhja me kriminalin famëkeq grek

Shkruar nga Pamfleti
I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt, zbardhet ‘CV-ja’ e
Viktima Jani Aliaj dhe Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko

Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko, konsiderohet nga policia greke si një nga kriminelët më të rrezikshëm, që ka vepruar brenda dhe jashtë burgjeve. Ai është akuzuar për të paktën 4 vrasje, 1 tentativë vrasjeje dhe po hetohet edhe për vrasjen e fundit të ndodhur brenda burgut “Koridhalos”.

44-vjeçari nga Tepelena ka vepruar të paktën dy herë nën urdhrat e kriminelit famëkeq grek, Vasilis Varelas. Ky i fundit, një dublant filmash i aktorit të Hollywood-it, Chuck Norris, në vitet ’80, akuzohet për disa krime të rënda në Greqi, përfshirë trafikun e drogës.

Si fillim, ai e shtyu Halilin të vriste ish-burrin e gruas së tij. Më 6 mars 2009, Halili qëlloi dy herë në kokë dhe një herë në gjoks ish-burrin e gruas së Varelasit. Ngjarja ndodhi në Nea Filadelfia, por viktima, pas disa operacioneve, arriti t’i shpëtojë vdekjes. Më 5 gusht 2009, ndaj viktimës u organizua një atentat tjetër në Igumenicë, por autorit, i cili e shënjestroi në kokë, iu bllokua arma.

Teksa u akuzua për këtë krim, Halili u hetua edhe për vrasjen e datës 11 nëntor 2008 në Mikromani të Kalamatës, ku u ekzekutua punonjësi i një diskoteke, 29-vjeçari Sotiri Psikopaida. Ai u qëllua katër herë me armë zjarri, një prej të cilave në kokë.

Më 29 nëntor 2011, përsëri nën urdhrat e Vasilis Varelasit, Halili ekzekutoi 35-vjeçarin Fillim Mesaja dhe të birin e tij, Oligert Mesaja, vetëm 2.5 vjeç, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Ngjarja ndodhi pranë lumit Pamiso në Mesinia. Halili qëlloi me çifte në kokë Fillimin, ndërsa më pas therri Oligertin. Shkak ishte larja e hesapeve të Varelasit me Mesajën.

Në vitin 2018, ai u arratis nga Porti i Pireut teksa po transportohej drejt burgut. Bashkë me të u arratis edhe i dënuari Alfons Ndoci, por të dy u kapën shpejt nga policia.

Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, Xhuliano Halili vrau të burgosurin 35-vjeçar Alfons Ndoci dhe plagosi 48-vjeçarin Altin Vokrri. Vrasja e Ndocit dyshohet se ishte porositur me pagesë nga jashtë.

vrasje xhuliano halili

Lini një Përgjigje