Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Gramsh ku një mjet tip kamion, që transportonte dy punonjës të shërbimeve publike drejt zonave të thella, ka përfunduar në humnerë, duke shkaktuar një viktima dhe dy të plagosur rëndë.
Aksidenti tragjik ndodhi në aksin rrugor Gramsh-Poçan, ndërsa nga fotot shihet kamioni i kthyer përmbys në humnerë.
Nga ky aksident rrugor mbeti e vdekur 43-vjeçarja Dëshira Hoxha, pasagjere, ndërsa u plagosën rëndë shoferi Shaban Kotorri dhe pasagjerja tjetër Albana Boja.
“Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje