TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2026, 12:34

Kapet me 30 kg kokainë shqiptari në Milano, lëvizjet e dyshimta që e tradhtuan 

Shkruar nga Pamfleti
Kapet me 30 kg kokainë shqiptari në Milano, lëvizjet e dyshimta
Pakot e sekuetsruara të kokainës

Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi u kap teksa transportonte 30 kilogramë kokainë të pastër. 

Mësohet se operacionu u krye tre ditë më parë në Monza nga karabinierët e patrullës, të cilët pikasën lëvizje të dyshimta. 

Makina e 28-vjeçarit, e ndaluar në një zonë të izoluar pranë rrugës unazore, tërhoqi vëmendjen e karabinierëve të stacionit të Cologno Monzese. Oficerët më pas vendosën ta inspektonin dhe kontrollonin automjetin.

Në bagazh u gjetën 26 pako që përmbanin një total prej afërsisht 30 kilogramësh kokainë. Shqiptari u arrestua dhe me urdhër të Prokurorisë së Monzës, u dërgua në burg, në pritje të hetimit dhe gjykimit.

Ngarkesa ishte e konsiderueshme, ndaj po thellohen hetimet për një rrjet të organizuar narkotrafiku në zonë, pasi fitimet llogariten miliona euro.

arrestohet shqiptari ne milano

Lini një Përgjigje