TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2026, 09:48

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit "Rraja"

Shkruar nga Pamfleti

Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK nën akuzën e trafikut të drogës drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si
SPAK

Bujar Sefa i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit "Rraja", është arrestuar në Dubai.

Bujar Sefa alias Xaka nga Kruja u shpall në kërkim nga SPAK më 15 dhjetor 2025 si pjesë e një grupi që kishte trafikuar marijuanë dhe kokainë drejt vendeve të BE.

Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK nën akuzën e trafikut të drogës drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Grupi i Rrajave u godit pasi dyshohet se kishin trafikuar të paktën 2.4 tonë marjuanë e kokainë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian.

"Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë, kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë e mundur kapja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:

-B. S. alias B. X., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 23.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal'', "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi B. S. alias B. X. akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.

Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.", njofton policia

bujar sefa spak arrestohet bujar sefa në dubai

Lini një Përgjigje