TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2026, 08:34

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan te “Kthesa e Murrashit”, ka të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan te “Kthesa
Pamjet nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd–Elbasan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në atë segment.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti i përfshirë në aksident dyshohet se po lëvizte me shpejtësi. Gjatë tentativës për të shmangur gurë dhe dhera të rënë mbi rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Automjeti është përplasur me mbrojtëset metalike dhe më pas është përmbysur, duke rënë sërish në trasenë e rrugës.

Fatmirësisht, mjeti nuk ka përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin, çka do të kishte sjellë pasoja shumë më të rënda.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe autoambulanca, të cilat bënë të mundur normalizimin e qarkullimit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd -Prrenjas  duhet  të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet problematike te “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës dhe Kthesat e Pishkashit ” ku rrëshqitjet e dherave përbëjnë rrezik për sigurinë rrugore.

Lini një Përgjigje