Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Egnatia në qytetin e Durrësit. Mësohet se janë përplasur dy automjeti dhe si pasojë janë plagosur 3 persona.
“Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N. ga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve”, bëri me dije policia vendore.
Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se ndodhen pa rrezik jete dhe po mjekohen për plagët e marra.
Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Mbeten të paqarta shkaqet dhe dinamika e aksidentit dhe pritet ekspertimi autoteknik nga Policia Rrugore", njofton policia.
Lini një Përgjigje