
Një plagosje me armë të ftohtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në lagjen “Pavarësia”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Fjodor Zeqo, banues në Vlorë, ka goditur me thikë shtetasin Ilir Suloti, gjithashtu banues në të njëjtin qytet.
I dëmtuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është kapur në kohë nga forcat e policisë dhe ndodhet në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e konfliktit.
Lini një Përgjigje