Një grabitje është regjistruar pasditen e sotme në një subjekti kredidhënës në qytetin e Shkodrës. Mësohet se rreth orës 15:30, në lagjen “Vojo Kushi”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të një subjekti kredidhënës me një çekiç në dorë dhe nën kërcënimin e tij, ka marrë një shumë monetare në lekë e më pas është larguar.
Pas grabitjes është njoftuar policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vijon kontrollet në zonë për kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Lini një Përgjigje