TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2026, 11:42

Sekuestrohen mbi 1 kg kokainë dhe rreth 200 mln lekë; si funksiononte grupi që furnizonte Tiranën me drogë (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti
Sekuestrohen mbi 1 kg kokainë dhe rreth 200 mln lekë; si funksiononte
Paratë e sekuestruara

Ndërkohë në  banesën e 33-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuetsruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund, automjeti dhe 5 aparate celular.

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohen se furnizonin grupe shpërndarësish me kokainë. 

Në Unazë të Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Escalade” me drejtues 33-vjeçarin Alban Kopaçi dhe pasagjerë Elvi Metën, 26 vjeç dhe Igli Canajn, 32 vjeç.  Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me kokainë, me peshë 1 kg e 36.6 gramë.

Ndërkohë në  banesën e 33-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuetsruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund, automjeti dhe 5 aparate celular.

"Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cargo 2”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, kundër shitjes të lëndëve narkotike.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëorganizuar organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. M., 26 vjeç, I. C., 33 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në Unazë të Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Escalade” me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjerë shtetasit E. M, dhe I. C. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 36.6 gramë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa grupe shpërndarësish, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me lëndën narkotike, automjetin dhe 5 aparate celular.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

arretsime ne tirane kokaine

1 Komente

  1. S
    Shqiponja

    Kane goditur grupin konkurent.I njohim cfar mostrash jane

    Lini një Përgjigje