
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia sot në Mat, pasi u kap duke shitur drogë në vendin ku punonte.
Sipas policisë, i riu banues në fshatin Suç të Klosit, u arrestua në flagrancë duke shitur doza kanabisi në bilardon ku punonte.
Ai u kap me 19 doza kanabisi të ndara gati për shitje. Blutë sekuestruan lëndën narkotike dhe telefonin e tij celular.
"Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 1 shtetas që shiste doza kanabisi, në ambientin e punës së tij (bilardo). Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat, u vu në pranga shtetasi F.P., 38 vjeç, banues në fshatin Suç, Klos, i cili u kap në flagrancë me 19 copë doza kanabisi gati për shitje, në ambientet e punës së tij (bilardo). Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje