Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur këtë mëngjes pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një vajzë dhe një djalë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, por dëshmi të pakonfirmuara ende zyrtarisht nga policia, babai ka plagosur vajzën me thikë dhe një kalimtar të rastit që ka ndërhyrë në ngjarje.
I ati Mikel Ndoj ka plagosur me thikë vajzën e tij Xhesika Ndoj.
Ata janë transportuar me makina të rastit me urgjencë në spital.
"Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.
I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.", njofton policia.
Lini një Përgjigje