TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2026, 10:53

Plagosja në Durrës, zbardhet shkaku pse babai qëlloi me thikë vajzën; detajet e reja

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja në Durrës, zbardhet shkaku pse babai qëlloi me
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Durrës, ku 56-vjeçari Mikel Ndoj ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoj.

Mësohet se prindërit e vajzës së plagosur ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali dhe së fundmi kishte tentuar të ribashkohej me familjen. Dyshohet se vajza nuk ka pranuar të bashkohej me të atin dhe as ta lejonte atë të hynte në banesë.

Sipas informacioneve 56-vjeçari ka plagosur edhe një kalimtar të rastit, i cili kishte ndërhyrë në momentin kur Ndoj qëlloi vajzën e tij.

Dy të plagosurit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e 56-vjeçarit.

"Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit", njoftoi policia. 

 

plagosi vajzen me thike ne durres

Lini një Përgjigje