Ka rënë në pranga 56 vjeçari Mikel Ndoj, i cili plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoj në Durrës.
24-vjeçarja mbeti e plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit. Ajo u godit disa here me thikë nga babai i saj.
I plagosur ka mbetur dhe qytetari Onard Memlika, i cili tentoi ta shpëtoje të renë nga barbaria e të atit. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në asfalt kanë mbetur shenjat e gjakut.
Si ndodhi ngjarja?
Krimi ndodhi në rrugë, pranë agjencisë imobiliare ku punonte 24-vjeçarja. I ati, me thikë në dorë i ka shkuar tek puna dhe pasi kanë debatuar e ka goditur në ambientet e jashtme të agjencisë. Ndërsa Memlika, i cili po kalonte rastësisht në rrugë tentoi ta ndaloje Ndojn, por mbeti dhe vetë i plagosur.
"Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës. I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njoftoi Policia.
Lini një Përgjigje