TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2026, 14:27

Kamioni bie në humnerë në Gramsh, mësuesja dhe drejtuesi i mjetit humbin jetën; infermierja në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti
Kamioni bie në humnerë në Gramsh, mësuesja dhe drejtuesi i
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kabash–Porocan, në Gramsh, pranë fshatit Bardhan.

Mësohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

Një mjet tip kamion ka rënë në humnerë, ku në të udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra.

Mësuesja dhe drejtuesi i mjetit kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa infermierja ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

kamioni bie në humnerë në gramsh

Lini një Përgjigje