TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2026, 16:05

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap gjykimin për Arben Frrokun

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e
Arben Frroku

Kjo lëvizje vjen pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të rihapet dosja e Arben Frrokut, i cili është dënuar përjetë për vrasjen e Lamajt në 2013.

Gjykata Kushtetuese ka rihapur gjykimin për Arben Frrokun, i akuzuar përr vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Seanca për Frrokun do të mbahet më 17 shkurt, në orën 10:00.

Kjo lëvizje vjen pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të rihapet dosja e Arben Frrokut, i cili është dënuar përjetë për vrasjen e Lamajt në 2013.

Strasburgu vlerësoi se procesi ndaj tij ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe duhet të rigjykohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Arben Frroku është i dënuar përjetë nga Apeli i Krimeve të Rënda për vrasjen e komisarit Lamaj, por ai ndodhet në burg në Holandë, shtet i cili ka refuzuar ekstradimin e tij.

Frroku iu drejtua Gjykatës së Strasburgut pasi ankimi i tij iu rrëzua edhe në Gjykatën e Lartë më 8 qershor 2017, si edhe në Gjykatën Kushtetuese më 24 prill 2018, duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë.

Si u vra komisari Dritan Lamaj?

Mbrëmjen e 24 shkurtit të vitit 2013, oficeri u policisë u ekzekutua me breshëri automatiku teksa parkonte automjetin e tij pranë banesës në Selitë. Policia kërkoi arrestimin në Greqi të biznesmenin Arben Frroku, si i dyshuar për krimin, e klasifikuar për shkak të detyrës së oficerit Lamaj.

Frroku, nuk ka pranuar akuzën e prokurorisë, i cili ka deklaruar se me viktimën Dritan Lamaj, ka pasur konflikte por për të gjitha këto ai kishte depozituar kallëzime penale në prokurorinë e Tiranës.

Sipas dosjes  në vrasjen e Dritan Lamaj është përdorur vetëm një armë e tipit automatik Kallashnikov, ndërkohë që në vend ngjarje janë gjetur rreth 20 gëzhoja. Në trupin e Dritan Lamaj, janë konstatuar 12 plagë hyrë nga predhat.

Dritan Lamaj është qëlluar brenda në makinën e tij, sapo do bëhej gati të dilte prej saj dhe të largohej në drejtim të shtëpisë.

arben frroku vrasja e komisarit lamaj

Lini një Përgjigje