TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Tetor 2024, 15:54

‘Paralizohet’ qendra e Athinës, kapen me armë dhe eksploziv një çift shqiptarësh me automjet luksoz

Shkruar nga Pamfleti

‘Paralizohet’ qendra e Athinës, kapen me armë dhe

Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia në Athinë, pasi u kapën me armë dhe eksploziv në një automjet luksoz.

Pas kësaj ngjarjeje, policia greke ka paralizuar qendrën e kryeqytetit duke bllokuar rrugën ‘Sokratous”.

Eksplozivi dhe arma u kapën gjatë një kontrolli të rastësishëm. Bëhet me dije se arma ishte tip pistoletë Tokarev, ndërsa automjeti luksoz me të cilin po lëviznin ishte i marrë me qira.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shtetasi shqiptar rezulton me precedentë penalë për drogë. Hetimi është ende në vijim dhe detaje pritet të zbulohen në orët në vijim.

arme ekspoziv athine

Lini një Përgjigje