TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Tetor 2024, 12:12

Theu masën e arrestit dhe hodhi molotov në protestën e opozitës, Gjykata e Tiranës lë në burg Sokol Bushkolajn

Shkruar nga Pamfleti

Theu masën e arrestit dhe hodhi molotov në protestën e

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, të arrestuar pas protestës së 7 tetorit.

Prokuroria kërkoi arrest në burg pasi se protestuesi kishte thyer edhe masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës.

Bushkolaj akuzohet për largim nga vendi i qëndrimi, për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim prone me zjarr. Dje u lanë në arrest shtëpie me kërkesë të prokurorisë dy protestuesit e tjerë Xhevahir Rrushi dhe Gentian Tuga.

Kujtojmë se masë e arrestit në shtëpi, ndaj Sokol Bushkolajt, ishte marrë pasi ai hodhi molotov drejt gazetarëve në një protestën të mëparshme të opozitës.

Lini një Përgjigje