TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Tetor 2024, 09:34

"Shtëpia e barit" në magazinat e shtetit në Selitë, zbulohet kush është "koka" 

Shkruar nga Pamfleti

 "Shtëpia e barit" në magazinat e shtetit në

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin “Tuneli” në Tiranë, ku policia zbuloi një shtëpi bari në një magazinë të vjetër shtetërore.

Mësohet se organizatori i këtij aktiviteti të paligjshëm është 46-vjeçari Saimir Karaj, i cili është shpallur në kërkim.

Karaj është daja i Erlind Tresës, personit që u vu në pranga së bashku me 6 persona të tjerë.

Personat e arrestuar jane: Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali.

Ndërkohë policia thote se në total janë sekuestruar 293 bimë narkotike, kanabis sativa, e cila u asgjesua me ane te djegies.

Sipas policisë të arrestuarit kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Lini një Përgjigje