TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2024, 20:27

Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, ndërron jetë shoferi që mbeti i bllokuar në autobot

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, ndërron jetë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat në Kashtebardh, ku një autobot i mbushur me karburant është përplasur me një mjet bujqësor.

Mësohet se drejtuesi i autobotit, Petro Piti, humbi jetën pasi mbeti i bllokuar, edhe pse qytetarët dhanë ndihmë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit. 

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit bujqësor, Arben Toska, arriti të hidhej nga mjeti në momentin e përplasjes, duke shpëtuar pa lëndime të rënda.

Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Dyshimet e para janë që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.

Pas rreth një ore, Piti u nxor nga autoboti dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjes, por ndodhej në gjendje kritike për jetën. Raportohet se ai ndërroi jetë pak më vonë për shkak të dëmtimeve të shumta nga përplasja.

Zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa rruga është bllokuar pasi është e lagur me karburant.

 

autobot shoferi aksidenti

Lini një Përgjigje