
Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali pasi është kapur me kokainë.
Mësohet se shqiptari është kapur me rreth një kilogram kokainë në furgonin me të cilin shkonte nga puna në banesë, ku i ishte caktuar masa e arrestit në shtëpi.
Pasi u ndalua nga policia, 35-vjeçarit iu gjetën përveç sasisë së drogës edhe 2 mijë euro në mjetin me të cilin udhëtonte.
Sipas hetuesve, droga mund të kishte arritur deri në vlerën e 100 mijë eurove nëse shitej me pakicë.
Lini një Përgjigje