TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2024, 19:24

Aksident në aksin Lushnje-Berat, autoboti përplas disa makina; drejtuesi mbetet i bllokuar në mjet

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Lushnje-Berat, autoboti përplas disa makina;
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtëbardhë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet një automjet që transportonte karburante është përplasur me një mjet bujqësor dhe më pas ka përplasur disa makina.

Aktualisht nuk bëhet e qartë nëse ka viktima apo të plagosur nga aksidenti, ndërsa raportohet se një prej drejtuesve të mjeteve të përplasura është bllokuar brenda makinës.

Ndërkohë, forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Lini një Përgjigje