TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Tetor 2024, 09:30

Kishte fshehur drogën në kavanozë në kuzhinë, policia e Tiranës kap mat 31-vjeçarin në shtëpinë e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kishte fshehur drogën në kavanozë në kuzhinë, policia e

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, të cilit iu gjet në banesë 2.1 kg  lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe mjete që sherbëjnë për paketimin e saj.

Në kuadër të operacionit  “Distributed”, u vu në pranga shtetasi H. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2.1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, qese farmaceutike për paketimin e saj, një palë gërshërë, bllok me shënime mbi aktivitetin kriminal të shitjes së lëndës narkotike dhe një aparat celular.

Siç shihet në video, droga ishte fshehur në kavanozë në dollapin e kuzhinës.

Lini një Përgjigje