TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Tetor 2024, 10:30

I vranë djalin dhe vëllain, flet e ëma e Aleksandër Sadikajt: Kanë qenë 4 persona me makinë, kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti

I vranë djalin dhe vëllain, flet e ëma e Aleksandër

Pas më shumë se 80 ditësh pas vrasjes së trefishtë të ndodhur në Memaliaj, ende policia dhe organet ligjzbatuese nuk kanë një emër konkret apo të dyshuar si autor të kësaj ngjarje.

Silvana Kalemi, motra e Shyqyri Kalemit që ishte edhe objektivi i atentatit thotë se ka deklaruar në polici edhe me emra autorët apo porositësit e vrasjes, por edhe pse beson tek policia, sërish nuk ka asnjë veprim konkret.

Ajo kërkon kapjen e autoreve jo vetëm për këtë ngjarje, por edhe për vrasjen e të birit të saj Aleksandër Sadikaj.

Ekzekutimi i tij me shpërthim pranë TEG në Tiranë duket se ka sjellë edhe sagën e hakmarrjes që ka prodhuar deri tani më tepër se pesë viktima.

"Sot do t'ju drejtohjem si nëna e Aleksandër Sadikaj dhe vajza e Shyqyri Kalemit. Ne jemi të pafuqishëm që të ndryshojmë atë që ndodhi, por ne kemi besim tek drejtësia e shtetit shqiptar, në mënyrë që institucionet kompetente të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij akti të rëndë. Ne i kemi dërguar me emra në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kemi besim tek policia e shtetit dhe drehjtësia do të vihet në vend. Kanë qenë 3 ose 4 persona me makinë me xhama të errët është hapur xhami dhe kanë qëlluar dhe janë parë nga larg, Policia e Shtetit është në dijeni. I kemi raportuar të gjitha kush janë dhe nga janë. Unë e kam bërë publike dhe e bëjë dhe tani Ledjon Hallushaj me shoqërinë e tij është autori i vrasjes së djalit tim”, tha ajo.

Edhe qytetarët e Memaliajt kërkojnë zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjeve në mënyrë që të mos vijoje saga e vrasjeve dh e qyteti i vogel te jete edhe i sigurt.

“Këto gjëra nuk duhet që të përsëriten më. Askush nuk meriton që të sulmohet në atë mënyrë, është e papranueshme”, tha Pamela Maca.

Atentati i rëndë i ndodhur në Memaliaj natën e 20 korrikut la të vrarë objektivin e autorëve Shyqyri Kalemi, ndërsa u vranë  edhe dy persona të pafajshëm kamarieri i lokalit Gledian Muka dhe klienti Marsel Cela.

Lini një Përgjigje