
Policia e Shkodrës ka marrë një denoncim nga një qytetar se mbrëmjen e djeshme 2 persona ende të paidentifikuar i kanë drejtuar një mjet, në dukje armë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 22:30 të 10 tetorit, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.
“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës. Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna", njoftoi policia.
Policia po kryen të gjitha veprimet hetimore por për momentin do të qëndrojë e rezervuar për të dhënë informacion.
Lini një Përgjigje