TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Gusht 2023, 09:42

Overdoza i merr jetën të riut në Berat, dëshmia e shokut: Mendova se po flinte

Shkruar nga Pamfleti

Overdoza i merr jetën të riut në Berat, dëshmia e shokut:

Një 30 vjeçar nga qyteti i Beratit ka humbur jetën mesnatën e mbrëmshme si pasojë e overdozës.

Mësohet se Dorian Kovaçi 30 vjeç është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit pa shenja jete, ndërsa shoku i tij që e solli në ambientet e urgjencës së Beratit u shpreh se prej disa orësh Doriano nuk po reagonte ndërsa mendonte se mund të ishte në gjumë.

Bluzat e bardha u përpoqën ta rikthenin në jetë 30 vjeçarin, por nuk ia kanë dalë. Pas marrjes së informacionit forcat e rendit shoqëruan në ambientet e komisariati shokun e 30 vjecarit ndërsa bën dhe kontrollin e banesës ku dyshohej qe dy te rinjtë kishin konsumuar heroinë.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

berat overdoza shoku

Lini një Përgjigje