
Tjetër aksident u shënua mëngjesin e sotëm ku dy makina janë përplasur rreth orës 07:30 minuta në Fier.
Automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip "Mazda", me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.
Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.
“Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Safari park”, Fier, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.
Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”, njofton policia.
Ky është aksidenti i dytë i regjistruar mëngjesin e sotëm, pas atij në “Rrugën e Kombit” ku makina me targa serbe u përplas me trafikndarësen dhe mbetën të plagosur 5 pjesëtarët e një famileje, burri gruaja dhe 3 fëmijë.
Lini një Përgjigje