
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa janë plagosur 5 persona.
Një makinë me targa Serbie është përplasur me një trafikndarëse dhe ka dalë nga rruga, për pasojë janë plagosur 5 anëtarë të një familjeje, 3 fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe gruaja ndodhet në gjëndje të rëndë.
Ndërkohë mësohet se familja po vinte me pushime në Shqipëri.
Aksidenti u shënua pranë fshatit Gziq të Mirditës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe lagështia në rrugë kanë shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit.
Lini një Përgjigje