TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2023, 20:07

Operacioni “Flakë në det”, dalin pamjet kur ‘baronit’ të drogës i rrethohet banesa dhe resorti luksoz në Fushë Kuqe (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni “Flakë në det”, dalin pamjet kur

Policia ka zbarkuar sot në banesën dhe resortin në pronësi të Gëzim Çelës, person në arrati dhe i njohur për drejtësinë, ndërkohë që rezulton i dënuar me 20 vite burgim.

Ndërkohë janë publikuar pamjet nga momenti kur policia ka blinduar zonën e Fushë Kuqes, teksa ka rrethuar banesën dhe resortin luksoz të ‘baronit’ të drogës.

Kujtojmë se sot SPAK zhvilloi një megaoperacion antidrogë, të shtrirë në disa qytete të vendit. Sakaq në vijim të operacioni ‘Flakë në det’ të nisur në muajin gusht, pas hetimeve, është vënë në pranga sot shefi i policisë së Laçit, Dritan Meta, pasi rezultonte se mbështeste grupin e strukturuar kriminal.

Ndërkohë që Gëzim Çela është shpallur në kërkim, dhe sipas drejtorit të Policisë Muhamet Rrumbullaku, ky i fundit dyshohet se fshihet jashtë territorit të Shqipërisë.

operacioni flakë në det pamjet

Lini një Përgjigje