Policia ka zbarkuar sot në banesën dhe resortin në pronësi të Gëzim Çelës, person në arrati dhe i njohur për drejtësinë, ndërkohë që rezulton i dënuar me 20 vite burgim.
Ish oficeri i Forcave Speciale, Gëzim Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.
Çela, përpara se të implikohej në trafikun e drogës ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë, post të cilin e ka mbajtur përpara vitit 1997.
Ndërkohë në vitin 2014 u zbulua se Gëzim Çela, i cilësuar nga mediat italiane si “baroni i drogës” e kishte shndërruar banesën e prindërve në zonën e Fushë-Kuqes në Mamurras, në një laborator kokaine, të cilën e trafikonte në vendet e Bashkimit Europiane dhe ajo që mbeste për klientët e ashtuquajtur “VIP” të kryeqytetit.
Gjithçka u zbulua pas arrestimit të një korrieri në Morinë me 7 kg kokainë nga Kosova drejt Shqipërisë, duke u zbardhur një rrjet i tërë trafiku i drejtuar nga Gëzim Çela. Operacioni antidrogë u realizua në bashkëpunimin me policinë e Kosovës duke shënuar shifra rekord të sekuestros: mbi 57 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë, 150 kg marijuanë, 9 armë të tipeve të ndryshme, 3 snajpera, granada, eksploziv dhe një makina BMW të blinduara.
Laboratori i drogës është gjetur në shtëpinë e vjetër të Çelës, në Fushë-Kuqe ku banon babai i tij. Policia asokohe shoqëroi të vëllanë e Baronit të drogës, e cili quhet Kujtim Çela.
Më vonë u arrestua dhe Gëzim Çela i cili u shpallu në kërkim. Ai më pas u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Por kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte.
Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës. Për të, ekziston një dënim nga gjykata italiane me 11 vjet burgim, si dhe 150 mijë euro gjobë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Çela, gjithashtu rezulton i dënuar me 10 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por që nga viti 2015, policia nuk ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë, megjithëse ka pasur mjaft informacione se ai qëndron i lirë në zonën e lagunës së Patokut.
Ndërkohë Çela ka vijuar aktivitetin e tij i pa shqetësuar. Ndërsa grupi ku ai është dënuar për herë të parë, përbëhej nga Valentina Tufina e njohur si “Tezja e Kokainës”, Fran Mërdhoci, Alfred Mikeli, Arif Çela, Viktor Lekgega, Reald Hysolli etj.
Lini një Përgjigje