TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2023, 15:09

U kapën me dokumente false, arrestohen kinezi dhe një kamerunase në Rinas

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me dokumente false, arrestohen kinezi dhe një kamerunase

Një shtetas kinez 39-vjeç dhe një shtetase kamerunase 43-vjeçe, u arrestuan nga policia në Rinas pasi paraqitën në sportel dokumente të falsifikuara.

Gjithashtu, një shtetas turk, 24 vjeç është proceduar penalisht pasi iu gjet një pasaportë izraelite e falsifikuar.

Vlen të theksohet se një tjetër shtetase e moshës 59-vjeçe u procedua pasi nuk deklaroi në kufi sendet me vlerë siç e përcakton ligji.

Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar dokumente false dhe sendet me vlerë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë vijuar kontrollet me qëllim goditjen e krimeve kufitare.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

rinas arrestim

Lini një Përgjigje