TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2023, 12:20

Planifikonin vrasje dhe bënin pazare droge/ Mbi 400 kriminelë të burgosur në Britani, si u kapën mat “kokat” e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Planifikonin vrasje dhe bënin pazare droge/ Mbi 400 kriminelë të

Më shumë se 400 kriminelë, përfshirë “kokat” e krimit të organizuar janë dërguar në burg pas një mega-operacioni 3-vjeçar të Policisë Metropolitane në Britani.

Daily Mail shkruan se arrestimet e kriminelëve janë bërë nëpërmjet përgjimeve në platformën “EnroChat”.

Autoritetet britanike bëjnë me dije se 426 persona janë burgosur (me 3,722 vite dënim me burg në total) në kuadër të aksionit policor të koduar “Operacioni i Përjetshëm”, i cili ka nisur që prej muajit Mars të vitit 2020.

Nga informacionet e marra nëpërmjet aplikacionit “EnroChat” ku kriminelët flisnin për “punët e pista” me kode, autoritetet britanike kanë zbërthyer një numër të madh vrasjesh, vjedhjesh si edhe itinerarin e rrugëve për tregtim të lëndëve narkotike. 

Ndër të tjera grupet kriminale shkëmbenin nëpërmjet aplikacionit mesazhe në lidhje me jetën e tyre familjare.

“Pasi çonin fëmijët në shkollë, kokat e drogës flisnin për komplotet e vrasjeve dhe itinerarin e shpërndarjes së drogës përmes mesazheve të koduara”, shkruan Daily Mail.

Komandanti Brogden tha: “Kriminelët po përdornin atë që ne e quajmë platformë komunikimi “të sigurt”. Ata besonin se ne nuk mund t’i gjurmonim. Ata flisnin (përmes EncroChat) për tregtinë dhe pazaret e drogës, urdhëronin vrasje në rrugët e Londrës.”

Në kuadër të mega-operacionit autoritetet sekuestruan tre ton lëndë narkotike të klasit A dhe B si edhe 49 armë. Mes të burgosurve është edhe drejtuesi i një bande kriminale në Angli, Naki Aslan 39 vjeç.

Ai u dënua me 23 vite burgim. Autoritetet britanike zbuluan se 39-vjeçari “sistemtonte” transaksionet e drogës nëpërmjet aplikacionit “EnroChat”.

Lini një Përgjigje