TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2023, 10:19

Zbardhen detaje nga plagosja e 14-vjeçarit në Korçë, sherri nisi në rrjetet sociale; merren në pyetje 15 të mitur

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga plagosja e 14-vjeçarit në Korçë,

Në lidhje me plagosjen e 14-vjeçarit ditën e djeshme në Korçë, policia ka marrë në pyetje 15 të mitur të moshave 13 deri në 15 vjeç.

Duke qenë se grupi i të përfshirëve ka qenë i madh, ende nuk është përcaktuar përgjegjësia individuale penale për asnjë nga të shoqëruarit.

Marrja në pyetje e të miturve është bërë nën shoqërinë e prindërve dhe psikologes.

Për veprat penale me pasojë plagosje dhe vrasje, përgjegjësia penale fillon që në moshën 14-vjeç, sipas kodit penal shqiptar.

Mësohet se ngjarja ka nisur fillimisht virtualisht duke u sharë dhe më pas ka përfunduar në konflikt fizik.

Lini një Përgjigje