TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Tetor 2023, 22:16

Dhunohet me sende të forta një 14 vjeçar në Korçë, i mituri në gjende të rëndë; pritet transportimi i tij drejt Traumës

Shkruar nga Pamfleti

Dhunohet me sende të forta një 14 vjeçar në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 14-vjeçar ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës me fraktura të rënda në kafkë.

Mësohet se i mituri është konfliktuar në lagjen 12, në Korçë me persona të tjerë, të cilët e kanë goditur me sende të forta në kokë duke e dëmtuar rëndë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 14-vjeçari ndodhet në reaminacion dhe pritet të dërgohet drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar.

Ende është e paqartë situata dhe shkaqet përse është dhunuar 14 vjeçari, ndërsa polica ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë që në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.

Korçë/Informacion paraprak: Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 12, Korçë, gjatë një konflikti të çastit dyshohet me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të forta, një 14-vjeçar, i cili aktualisht po merr mjekim në spitalin e Korçës. Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. 

korçë 14 vjeçari

Lini një Përgjigje