
20-vjeçari Shkëlzen Zykaj i shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Vlorës.
I riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës, pasi i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve.
Ndërkohë policia njofton se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje