TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Tetor 2023, 22:51

Del nga rruga motori në Dimal, plagoset 18-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Del nga rruga motori në Dimal, plagoset 18-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pobrat, në bashkinë Dimal. Një motoçikletë, e markës Dayang, me targa BT033, ka dalë nga rruga duke bërë që të plagoset drejtuesi, M. Kaja, 18-vjeç, i cili qarkullonte i vetëm dhe pa kokore mbrojtëse.

18-vjeçari është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, me dëmtime të shumta në kokë.

Efektivët e policisë, që kryen edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, kanë konfirmuar se shkak është bërë shpejtësia me të cilën qarkullonte motoçikleta në kthesë, ku edhe ka humbur kontrollin.

Lini një Përgjigje