TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Tetor 2023, 11:42

“Paguam mbi 1 mln lekë”, flet gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas narkozës: Mbi 10 mjekë pëshpërisnin me njëri-tjetrin!

Shkruar nga Pamfleti

“Paguam mbi 1 mln lekë”, flet gjyshi i 3-vjeçarit

Gjyshi i 3-vjeçarit ka treguar të tjera detaje nga tragjedia e ndodhur, ku i mituri ndërroi jetë pas ndërhyrjes në klinikë dentare nga Roland Xhaxho.

Gjëja e parë që është bërë ka qenë “hajde ti heqim narkozën e tepërt. Paguam 1 milion e ca lekë për ndërhyrjen në klinikë. Sapo e çuam djalin në spital, mjekët u çuan të gjithë në këmbë. Ishin 10 a 15 mjekë, dhe pëshpërisnin me njëri tjetrin.

Më thanë që mëlqia i ka dalë jashtë funksioni. Iu thashë çfarë po i mjekoni tani, çfarë diagnoze ka?

Dentisti Xhaxho madje tha edhe diçka, “që ditën e dytë djali u bë më mirë”. Aty erdhën dhe mjekët kardiologë edhe anestezisti, dhe thanë që “zemër kaq të fortë te një fëmijë, dhe që për më tepër e kishte bërë një ndërhyrje më përpara, nuk kemi parë”, tha gjyshi i 3 -vjeçarit ditën e sotme në “Breaking. 

Lini një Përgjigje