TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2023, 22:00

Gjyshi i 3-vjeçarit: Nipi është operuar për vrimë në zemër, dentisti mori miratimin e kardiologut për ndërhyrjen në dhëmbë

Shkruar nga Pamfleti

Gjyshi i 3-vjeçarit: Nipi është operuar për vrimë

Guri Spahiu, gjyshi i 3-vjeçarit që humbi jetën pas një ndërhyrjeje tek dentisti, tregoi se nipi i tij ishte operuar për vrimë në zemër, por tha se kardiologu që e ka operuar ka dhënë miratimin për ndërhyrjen në dhëmbë.

Ai u shpreh se edhe vetë mjeku Xhaxho i ka kontaktuar në prezencë të tyre edhe kardiokirurgun, edhe pediatrin e fëmijës, që i kanë thënë se fëmija nuk ka asnjë problem në zemër.

“Para se të futej në sallë është marrë miratimi i kardiokirurgut që e ka bërë operacion, ka thënë nuk ka asnjë problem nga zemra. Ka ardhur edhe gjatë kohës që djali ka qenë në intubim dhe ka thënë se nuk ka asnjë problem në zemër. Djali ka kryer një ndërhyrje për vrimë në zemër. Një herë në 6 muaj kryenim kontroll. Ky mjeku që bëri ndërhyrjen në dhëmbë ka marrë miratimin personalisht me kirurgun dhe pediatrin në syrin tonë”, tregoi gjyshi i të miturit në Euronews Albania.

 

vrime ne zemer operacion dentisti kardiolog

Lini një Përgjigje