TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2023, 18:30

U kap me arsenal armësh në Kapshticë, zbulohet kush është shoferi shqiptar që u arrestua

Shkruar nga Pamfleti

U kap me arsenal armësh në Kapshticë, zbulohet kush

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arsenalin e gjetur ditën e sotme në Kapshticë.

Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se i arrestuari për trafikimin e armëve është Xhimi Hoxha, banues në Tiranë, të cilit i janë gjetur në sediljen e pasme të mjetit 3 armë zjarri kallashnikov, 1 pistoletë TT dhe një sasi fishekësh.

I arrestuari ka qenë në makinë i shoqëruar me një tjetër person i identifikuar si Miklovan Veliu, i cili është shoqëruar dhe është duke u pyetur nga forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se i arrestuari po përpiqej të kalonte kufirin shqiptar drejt atij grek.

"Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri dhe municion, nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Vihen në pranga drejtuesi i automjetit, me të cilin do të trafikoheshin armët e zjarrit dhe municioni, si dhe një bashkëpunëtor i dyshuar i tij.

Sekuestrohen 3 armë zjarri automatik, 1 pistoletë, krehra të armëve të zjarrit dhe një sasi municioni luftarak.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve me përzgjedhje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe krimeve të tjera kufitare, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë u parandalua dhe u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Shqipëria drejt Greqisë. Si rezultat i bashkëpunimit me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Xh. H., 41 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”) dhe M. V., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në bazë të analizës së riskut shërbimet e Policisë Kufitare përzgjodhën për kontroll në vijë të dytë automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Xh. H. dhe pasagjer 40-vjeçarin. Gjatë kontrollit me skaner u krijuan dyshime se në sediljen e prapme të automjetit ishin fshehur sende të kundërligjshme dhe për këtë arsye efektivët e policisë ushtruan kontroll më të detajuar ku gjetën 3 armë zjarri automatik, 1 pistoletë, 5 krehra me fishekë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

U kap me arsenal armësh në Kapshticë, zbulohet kush

kapshtice arsenal armesh shoferi shqiptar

Lini një Përgjigje