
Në Sanxhak, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së Skënder Likës dhe më pas janë larguar me një automjet.
Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale. Policia e Tiranës po vijon hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“Në Sanxhak, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit S. L. dhe më pas janë larguar me një automjet. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton Policia.
Kujtojmë se, në muajin mars të këtij viti në banesën e Skënder Likës shpërtheu një sasi tritoli.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të 10 marsit, teksa Skënder Lika dhe bashkëshortja e tij ishin në gjumë.
Skënder Lika sapo kishte dalë nga burgu, pas 6 muaj vuajtje dënimi.
Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
Lini një Përgjigje