TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2023, 12:56

E rëndë në Tiranë, foshnja 8 muajshe ndërron jetë në spital; prindërit kallëzojnë mjekët për neglizhencë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë, foshnja 8 muajshe ndërron jetë

Një foshnje 8 muajshe ka ndërruar jetë në pediatrinë në Tiranë rreth dy javë më parë.

Prindërit e foshnjes kanë bërë denoncim në Prokurorinë e Shkodrës për neglizhencë.

Raportohet se foshnja 8 muajshe, nga fshati Grudë e Shkodrës, ishte shtruar në spital pas një problemi me zemrën dhe do të duhej t’i nënshtrohej një transplanti, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Prindërit kanë pretenduar se shkak për vdekjen e fëmijës ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.

I mituri fillimisht është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe më pas është transferuar në Tiranë, ku edhe është intubuar, por ka humbur jetën.

Pas denoncimit të prindërve, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të fëmijës.

Lini një Përgjigje